Kim Kardashian: Dikush shumë i afërt deshi të më vriste - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian: Dikush shumë i afërt deshi të më vriste

    Insajderi
    02 October 2025 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kim Kardashian ka zbuluar një rrëfim tronditës në trailerin e sezonit të 7-të të reality show-t “The Kardashians”.

    Ajo tregon se ka marrë një telefonatë alarmuese nga hetuesit, të cilët i kanë bërë me dije se një person “shumë i afërt” me të kishte urdhëruar vdekjen e saj.

    Themeluesja e “Skims” thotë se ky zbulim i ka tronditur jetën dhe e ka lënë të frikësuar për sigurinë e saj.

    Në pamjet e publikuara nga traileri, shihen oficerë policie duke iu përgjigjur një telefonate urgjente, ndërsa dëgjohet zëri i Kim-it që rrëfen me ankth: “Jam e tmerruar”.

    Ende nuk dihet se kur ka ndodhur kjo ngjarje apo kush qëndron pas këtij plani të errët.

    Në të kaluarën, ish-partneri i saj Ye (Kanye West) kishte pretenduar se Kim e kishte akuzuar për sulm, por këto mbetën thashetheme pasi kurrë nuk u vërtetuan me prova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark