Insajderi
Zgjedhjet 2026

Agnesa Rexhepi Demiri: Sport për çdo lagje, energji për çdo familje

Insajderi
02 October 2025 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agnesa Rexhepi Demiri: Sport për çdo lagje, energji për çdo familje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga “Lidhja për Prishtinën” me numër 30, Agnesa Rexhepi Demiri, ka prezantuar vizionin e saj për një kryeqytet më të shëndetshëm dhe më aktiv.

Ajo thekson se është e vendosur që në çdo lagje të Prishtinës të krijohen hapësira sportive ku fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit të kenë mundësi të zhvillohen, të argëtohen dhe të kalojnë kohë cilësore.

“Spor­ti nuk është luks, është e drejtë për të gjithë,” tha Rexhepi Demiri, duke shtuar se investimi në sport nuk është vetëm për argëtim, por edhe për edukim dhe ndërtim të karakterit.

Sipas saj, sporti mëson disiplinë, forcë, besim dhe bashkëpunim, duke kontribuar jo vetëm në rritjen e trupit, por edhe të shpirtit dhe karakterit.

“Le të inkurajojmë fëmijët dhe të rinjtë të merren me sport, sepse aty fillon një jetë më e shëndetshme dhe një shoqëri më e fortë,” u shpreh kandidatja e Lidhjes për Prishtinën 115, e cila garon me numrin 30 për Asamble.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark