VIPA sjell risi në treg: MAXI tashmë i disponueshëm me dy shije të reja - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    VIPA sjell risi në treg: MAXI tashmë i disponueshëm me dy shije të reja

    Insajderi
    02 October 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej vitesh, VIPA Chips ka qenë një nga brendet më të dashura vendore, duke fituar zemrat e konsumatorëve me patate të freskëta, shije autentike dhe inovacione të vazhdueshme.

    Me një traditë të ndërtuar mbi cilësinë dhe kreativitetin, VIPA ka arritur të bëhet pjesë e pandashme e momenteve të përditshme.

    Duke ecur me të njëjtin vizion, kompania sapo ka sjellë risi në treg: VIPA MAXI. Ky produkt i ri vjen duke ofruar një përvojë më interesante, më shumë krokant, më shumë aromë dhe më shumë kënaqësi.

    Me VIPA MAXI, konsumatorët kanë mundësinë të shijojnë dy kombinime unike që dallohen për intensitetin dhe harmoninë e shijeve:

    • Chili & Lime
    • Sweet & Spicy

    Vipa MAXI është shoqëruesi ideal në çdo rast: gjatë pushimeve me miqtë, në mbrëmjet me filma apo kur thjesht dëshiron një përjetim të ri të shijes.

    Me këtë lansim, VIPA dëshmon se është gjithmonë afër konsumatorëve, duke sjellë ide të freskëta dhe inovacione që i japin jetë çdo momenti të përditshëm.

    VIPA MAXI tashmë është në tregun e Kosovës – gati për të ndezur krejt shijet!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark