MASHT: Edhe një ditë kohë për të aplikuar për subvencionim të teksteve shkollore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHT: Edhe një ditë kohë për të aplikuar për subvencionim të teksteve shkollore

    Insajderi
    02 October 2025 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm deri nesër (3 tetor 2025) në ora 23:59 do të mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platofrmës e-Kosova. Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

    Teksa kanë treguar për afatin, MAShTI bëri të ditur edhe se sa aplikime janë bërë prej 15.

    “Për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky është njoftimi i fundit për të përfituar nga mundësia e subvencionimit. Pas këtij afati, pra nga ora 00:00 e datës 4 tetor, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet. Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime”, thuhet në thirrjen e MAShTI-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark