Rama: Çeku e di për bllokadën e buxhetit, por ne kemi gjetur alternativa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Çeku e di për bllokadën e buxhetit, por ne kemi gjetur alternativa

    Insajderi
    02 October 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ministri në detyrë, Hajrulla Çeku, e di si janë bllokuar projektet në kryeqytet. Megjithatë, Rama theksoi se pavarësisht pengesave, ekipi i tij ka gjetur alternativa për t’i vazhduar investimet.

    Ai shtoi se përkundër bllokadave, kanë organizuar konferenca për investitorë nga brenda dhe jashtë vendit për të realizuar projektet e qytetit, si unaza, pa u varur nga niveli qendror.

    Rama kritikoi gjithashtu që nga 206 milionë të Kostos së unazës, 82.4 milionë janë falas, por sipas tij, qeveria nuk po e përparon projektin për arsye politike.

    Rama gjithashtu përmendi se Banka Evropiane i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pyetur pse procesi nuk po ecën përpara, dhe sipas tij, përgjigja e Hekuran Muratit ishte se nuk duhej të financoheshin “projekte elektorale të kryetarit Rama”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark