Tërnava prezanton planin e tij për arsimin: Fëmijët tanë meritojnë kushte më të mira mësimi - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Tërnava prezanton planin e tij për arsimin: Fëmijët tanë meritojnë kushte më të mira mësimi

    Insajderi
    02 October 2025 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnava, ka treguar planin e tij për arsimin në këtë komunë.

    Ai tha se arsimi do jetë prioritet dhe prandaj kanë përpiluar një program gjithëpërfshirës.

    “Fëmijët tanë meritojnë kushte më të mira mësimi, infrastrukturë moderne dhe mbështetje gjithëpërfshirëse. Prandaj, në programin tonë të përpiluar bashk me Laura Kelmendi Neziri kemi paraparë:

    ✅ Ndërtim i shkollave dhe kopshteve të reja ✅ Partneritet publiko-privat me kopshtet private ✅ Funksionalizim i shkollës profesionale ✅ Qendër për gjithëpërfshirje për çdo fëmijë ✅ Laboratorë modernë dhe fusha sportive në shkolla ✅ Paralele të reja për parashkollorët ✅ Digjitalizim në shkolla ✅ Pedagogë, psikologë dhe asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta ✅ Trajnime profesionale për mësimdhënësit ✅ Siguri në shkolla dhe kushte më të mira për nxënësit ✅ Byfe brenda shkollave ✅ Fuqizim i rolit të prindërve dhe funksionimi i trekëndëshit didaktik

    Arsimi është çelësi i zhvillimit dhe nën qeverisjen time, çdo fëmijë i Fushë Kosovës do të ketë kushte më të mira për të mësuar dhe për t’u zhvilluar”, shhkroi ai.

    https://www.facebook.com/share/r/175Xg7iafh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark