
Papa Leoni XIII bëri një veprim paradoksal për t’iu përgjigjur indirekt Donald Trump dhe pretendimeve që Presidenti Amerikan bëri nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në lidhje me “mashtrimin e ndryshimeve klimatike”.
Me rastin e një eventi të titulluar “Rritja e Shpresës” për 10-vjetorin e enciklikës “I Bekuar Qofsh” të paraardhësit të tij Papa Françesku mbi mjedisin, Ati i Shenjtë bekoi një… kub të madh akulli.
“Zot i Jetës, bekoje këtë ujë, zgjoftë zemrat tona, pastroftë indiferencën tonë, qetësoftë dhimbjen tonë dhe përtëriftë shpresën tonë, nëpërmjet Krishtit, Zotit tonë. Amen”, ishte lutja e Papës.
“Ne do të kërkojmë që udhëheqësit të veprojnë me guxim dhe pa vonesë. A do të bashkoheni me ne?“, tha gjithashtu Papa Leoni, duke kritikuar ashpër skeptikët që “tallen me ata që flasin për ngrohjen globale”.
Papa u bëri thirrje gati 1,000 përfaqësuesve të organizatave mjedisore që të ushtrojnë presion mbi qeveritë kombëtare për të zhvilluar standarde më të rrepta për të zbutur dëmet e shkaktuara tashmë.
Ai shprehu shpresën se konferenca e ardhshme e Kombeve të Bashkuara për klimën “do të dëgjojë britmën e Tokës dhe britmën e të varfërve“.