Arrestohen disa serbë në SHBA, ICE zbaton urdhrin e Trumpit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen disa serbë në SHBA, ICE zbaton urdhrin e Trumpit

    Insajderi
    02 October 2025 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në disa ditët e fundit, gjatë kontrolleve në rrugët e Amerikës, agjentët e imigracionit kanë arrestuar mbi dhjetë serbë, kryesisht shoferë kamionësh.

    Agjentët e ICE, të cilët pas vendimit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump u vendosën në numër të madh në shtetet e ashtuquajtura “Midwest”, filluan pak më shumë se dy javë më parë aksionin “Midwey Blitz”, ku u përfshinë shumë emigrantë ilegalë.

    Ditët e fundit, objekte të arrestimeve u bënë edhe shoferët e kamionëve të transportit, përfshirë shumë serbë që punojnë në këtë industri.

    Shoferët serbë kryesisht janë arrestuar në autostradë, në pikat e kontrollit ku duhet të ndalonin për të verifikuar dokumentacionin, raporton nova.rs.

    “Shoferët tanë janë arrestuar në shtetet Indiana, Michigan, Illinois, Texas, dhe një arrestim ka ndodhur edhe në një urë që çon në kufirin me Kanadanë, ku shoferët shpesh gabojnë rrugën duke udhëtuar nga Michigan për në Wisconsin dhe është praktikisht e pamundur të kthehen me kamion”, tha për Serbian Times një burim nga një kompani serbe e transportit, i cili është i informuar për ngjarjet e fundit.

    “Përveç këtij rasti në kufi, të gjithë të tjerët janë arrestuar në pikat e kontrollit ku i kanë pritur agjentët e shërbimit të imigracionit dhe janë dërguar direkt në qendrat e paraburgimit imigracion në shtetet Michigan, Texas, Nebraska dhe Indiana”, shtoi ai.

    Vlen të përmendet se ditët e fundit janë bërë edhe arrestime emigrantësh ilegalë në dyqane të mëdha si Home Depot dhe Walmart, dhe janë përfshirë edhe persona me Kartë të Gjelbër, por që kanë dosje kriminale ose shkelje serioze të trafikut (DUI). 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark