Pritje madhështore nga mësimdhënësit për Ferit Idrizin - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Pritje madhështore nga mësimdhënësit për Ferit Idrizin

    Insajderi
    02 October 2025 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim të veçantë me kolegët mësimdhënës, të cilin e ka cilësuar si një përjetim të paharrueshëm.

    Idrizi atje është zotuar se do të vazhdojnë përkushtimin ndaj arsimit edhe në mandatin e ri.

    “Takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë. Pritja e tyre e ngrohtë më dha motivim të jashtëzakonshëm dhe më dëshmoi se çdo investim që kemi bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe. Para tyre u zotova se përkushtimi ynë për arsimin do të vazhdojë edhe në mandatin tonë të ri, sepse e ardhmja e fëmijëve tanë nis pikërisht nga shkolla”, shkroi ai.

    https://www.facebook.com/share/v/1FJjki346X/?mibextid=wwXIfr


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark