Heidi Klumb humb ekuilibrin teksa mundohet t'iu shmanget paparacëve në Javën e Modës në Paris - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Heidi Klumb humb ekuilibrin teksa mundohet t’iu shmanget paparacëve në Javën e Modës në Paris

    Insajderi
    02 October 2025 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Heidi Klum u bë pjesë e një incidenti të vogël teksa largohej nga festa “From Paris With Love” e Karl Lagerfeld-it, e mbajtur në Yoyo Club në Palais de Tokyo, gjatë Javës së Modës në Paris.

    Supermodelja 52-vjeçare u shfaq mahnitëse me një jumpsuit të zi pa rripa dhe me dekolte të theksuar, duke ecur me taka shumë të larta, por për pak sa nuk u rrëzua në mes të rrugës.

    Megjithatë, ajo dukej me humor të mirë, me syze të mëdha aviator, edhe pse humbi ekuilibrin teksa zbriste nga trotuari pas një nate festive, shkruan DailyMail.

    Ylli i “America’s Got Talent” e kaloi me të qeshura momentin dhe u ngrit menjëherë me ndihmën e sigurimit, duke vazhduar rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Më herët atë mbrëmje, Heidi kishte shkëlqyer në tapetin e kuq krah Kathy Hilton, duke treguar linjat e saj në veshjen elegante njëpjesëshe.


    Ajo hoqi syzet gjigante, duke zbuluar një grim të theksuar “smoky eyes”, ndërsa mbante me vete një çantë krokodili. Nga ana tjetër, Kathy kishte zgjedhur një kombinim elegant me këmishë të bardhë me të zezë, pantallona të ngushta dhe një xhaketë të përshtatur.

    Në “Instagram Stories”, Heidi ndau momente nga zona VIP e festës, ku Paris Hilton ishte DJ e mbrëmjes. Më herët gjatë ditës, ajo publikoi edhe një fotografi të ëmbël me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz përballë Kullës Eiffel.

    Çifti, që këtë vit shënoi gjashtëvjetorin e martesës, u shfaq i dashuruar teksa kalonin kohë së bashku përpara sfilatave.

    Kjo dalje e saj vjen pasi Heidi hapi Javën e Modës në Paris duke ecur në sfilatën madhështore të L’Oréal, të mbajtur në bashkinë e qytetit me moton: “Liri. Barazi. Motërsi. Sepse ti ia vlen”. Ajo ishte pjesë e një kasti të yjeve, ku përfshiheshin edhe Kendall Jenner, Helen Mirren, Cara Delevingne dhe Eva Longoria.

    Në pasarelë, Kendall shkëlqeu me një fustan dramatik të bardhë, të tejdukshëm, me një çarje të thellë, ndërsa Heidi tërhoqi vëmendje me një fustan të zi me dekolte të thellë. Cara solli një pamje provokuese me një krijim prej dantelle nga Georges Chakra.

    Një surprizë e vërtetë për publikun europian ishte dalja në pasarelë e Molly-Mae Hague, ish-konkurrente e Love Island, e cila këtë herë pranoi të ecë pas refuzimit vitin e kaluar për shkak të pasigurive me trupin e saj.

    Ajo mahniti me një fustan sateni ngjyrë argjendi dhe me flokët e prerë shkurt, duke u shfaqur plot vetëbesim.

    Në dokumentarin e saj “Molly-Mae: Behind It All”, ajo kishte rrëfyer se më parë kishte refuzuar ofertën për të marrë pjesë në sfilatën e shtatorit 2024, duke thënë: “Këmbët e mia nuk janë bërë për këtë. Do të ndihesha jashtë vendit mes modeleve të përsosura si Kendall Jenner”. Por këtë vit, ajo e mbajti premtimin për të ndërtuar besimin e saj dhe realizoi ëndrrën e pasarelës së Parisit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark