
Muaji Tetor i njohur në mbarë botën si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, këtë vit e gjen sërish Interex-in të angazhuar fuqishëm për të katertin vit me radhë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan. Përmes kësaj nisme, kompania konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj ndaj shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit.
Si pjesë e fushatës, Interex ka ofruar kontrolle falas për të gjitha punonjëset e saj, ndërsa të gjitha gratë do të kenë mundësinë të informohen rreth kancerit të gjirit përmes materialeve të posaçme informuese. Këto broshura do të shpjegojnë mënyrën se si të kryhen vetë-kontrolle në kushte shtëpie, një hap i rëndësishëm për parandalimin dhe zbulimin e hershëm.
Për më tepër, për të gjitha rastet kur do të ketë dyshime, falë Interex, ekziston mundësia që gratë të kryejnë pa pagesë kontrollat si Echo ose Mamografi e gjirie në Spitalin Amerikan.
Me këtë veprim, Interex dëshmon se përveç kujdesit për shërbimet dhe ofertat ndaj klientëve, është një kompani që mendon dhe vepron për shëndetin e tyre.
Unë jam gjithmonë pranë teje, Interex!