Syla: Në Prishtinë që 25 vjet janë LDK e VV, pse të mos ndërrohet pushteti në kryeqytet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Në Prishtinë që 25 vjet janë LDK e VV, pse të mos ndërrohet pushteti në kryeqytet

    Insajderi
    02 October 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla vërejti se në kryeqytetin e Kosovës që nga fundi i luftës e deri më sot, asnjëherë s’është ndryshuar pushteti përtej dy partive LDK dhe VV.

    Ai bëri thirrje që sikur në krejt Kosovën, edhe në Prishtinë të bëhet ndryshimi i pushtetit.

    Syla tha se janë bërë 25 vjet prej kur Prishtina pandërprerë është qeverisur ose nga LDK-ja ose nga VV-ja, ndërsa asnjë parti tjetër s’ka arritur ta fitojë mandatin e kryetarit të komunës.

    “Pyetja e thjeshtë është pse mos të ndërrohet pushteti edhe në Kryeqytet pasi kjo ishte e mundur në krejt Kosovën?”, shkroi Syla në Facebook.

    Po ashtu, Syla bashkëngjiti edhe një video kreative nga trafiku i stërdendur i kryeqytetit, ku zhurma e makinave shndërrohet në një lloj muzike irrituese.

    “Një video shumë domethënëse dhe kreative e shpjegon këtë me slloganin “Ndërro Muzikën” se mabaruam prej follirancive kaosit dhe kopallave. Unë pe ndërroj, shpresoj edhe ju”, tha Syla në fund.

    Videon që e shpërndau Valon Syla është e bërë nga fushata e kandidatit të PDK-së për Prishtinë, Uran Ismaili, i cili garon për herë të dytë me radhë në kryeqytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark