Dy qytetarë i gjejnë në rrugë rreth 2 mijë euro, ia kthejnë pronarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy qytetarë i gjejnë në rrugë rreth 2 mijë euro, ia kthejnë pronarëve

    Insajderi
    02 October 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se dy qytetarë kanë dorëzuar në stacionin policor në Rahovec paratë që i kanë gjetur në rrugë.

    Njëri i ka gjetur 1 mijë euro, ndërsa tjetri 950 euro.

    Të hollat i janë dorëzuar pronarit.

    “Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” – Rahovec. Personi I.Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro,ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro ,në total nga të dy qytetarët gjithsej janë dorëzuar 1950 euro. Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe e vlerëson lartë gjestin e tyre human.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark