​Banesa u përfshi nga flakët, vdes 42-vjeçarja në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Banesa u përfshi nga flakët, vdes 42-vjeçarja në Durrës

    Insajderi
    02 October 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

    “Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe”, njofton policia.

    Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, raporton TopChannel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark