Buja: Furnizimi me ujë të pijshëm, prioriteti im i parë për Lipjanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Buja: Furnizimi me ujë të pijshëm, prioriteti im i parë për Lipjanin

    Insajderi
    02 October 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka theksuar rëndësinë jetike të zgjidhjes së problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në komunë.

    Buja ka vizituar sot banorët e Janjevës, ndër ta Ramadan Bikliqin, vëllezërit Ançiç e të tjerë, për të dëgjuar nga afër sfidat e tyre të përditshme me mungesën e ujit.

    Nga atje ai tha se prioritet do të ketë zgjedhjen e furnizimit me ujë.

    “Pa ujë nuk ka jetë! Sot, së bashku me Majlinden, kandidaten tonë për Kuvend Komunal, vizituam banorët e Janjevës, Ramadan Bikliqin, vëllezërit Ançiç, etj, për të dëgjuar dhe për të përjetuar problemet që i kanë me ujin, si dhe për të prezantuar vizionin tonë se si do ta zgjidhim këtë problem. Prandaj, prioriteti im i parë do të jetë zgjidhje e qëndrueshme e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Janjevën, por për çdo vendbanim të Lipjanit”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark