Alban Hyseni: Do të vazhdojmë ta përkrahim fuqishëm sipërmarrjen vendore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alban Hyseni: Do të vazhdojmë ta përkrahim fuqishëm sipërmarrjen vendore

    Insajderi
    02 October 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet e tij me bizneset vendore, duke vizituar sot kompaninë “Jaffa Plus”.

    Hyseni tha se Gjilani është vend i shumë bizneseve që jo vetëm krijojnë vende pune, por edhe e ngrisin emrin e qytetit.

    “Takimet e sotme i vazhdova te kompania Jaffa Plus, një nga brendet më të mëdha dhe më të suksesshme në vendin tonë. Bashkë me kandidatët për Asamble Ali Arifi, Fadil Ademi dhe Astrit Sherifi pamë nga afër përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin kjo kompani zhvillon punën e saj, duke u bërë shembull i sipërmarrjes vendore. Gjilani ka fatin të jetë vend i shumë bizneseve që jo vetëm krijojnë vende pune, por edhe e ngrisin emrin e qytetit tonë përtej kufijve”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark