Hoxhë Labinot Maliqi hap dyert e xhamisë për kurs falas të anglishtes me Ushtrinë amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhë Labinot Maliqi hap dyert e xhamisë për kurs falas të anglishtes me Ushtrinë amerikane

    Insajderi
    02 October 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxhë Labinot Maliqi ka njoftuar për organizimin e një kursi falas të gjuhës angleze, i cili do të mbahet në Xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë.

    Ky projekt edukativ realizohet në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane nga Kampi Bondsteel dhe është i hapur për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

    Dita e parë e kursit do të jetë më 11 Tetor 2025 (e shtunë), nga ora 10:00 deri në 11:30, në lagjen e Spitalit, Prishtinë.

    Siç thuhet në njoftim, kursi është falas, i hapur për të dy gjinitë dhe do të udhëhiqet nga ushtarë amerikanë me metoda moderne të mësimdhënies.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark