Gumnasella i jep përkrahje të fuqishme Imri Ahmetit – Ahmeti premton jo vetëm fjalë, por punë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Gumnasella i jep përkrahje të fuqishme Imri Ahmetit – Ahmeti premton jo vetëm fjalë, por punë

    Insajderi
    02 October 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti për kryetar të Lipjanit, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gumnasellës, ku mori mbështetje të gjerë nga banorët e kësaj ane.

    Në një postim në Facebook, Ahmeti ka theksuar se përkrahja e qytetarëve është tregues i besimit në rrugën e zhvillimit që ai dhe ekipi i tij po ofrojnë.

    “Mbështetje e jashtëzakonshme e qytetarëve punëtorë në Gumnasellë, të cilët dëshmuan besimin e tyre të pakursyer në rrugën e zhvillimit. Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai shtoi se për Lipjanin nuk do të ketë vetëm fjalë, por punë konkrete, duke falënderuar qytetarët e Gumnasellës për përkrahjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark