Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet

    Insajderi
    03 October 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ermand Mertenika, inxhinier fizikant biomjekësor, ka folur në emisionin Dita Jonë për zhvillimin e teknologjisë dhe robotikës, duke zbuluar kostot e larta që shoqërojnë këtë fushë.

    “Sistemet robotike janë shumë të kripura. Duhet të kesh shumë kapital që ta marrësh një robot, pa harruar edhe koston e mirëmbajtjes, pasi çdo sistem robotik kërkon shërbime elektronike të vazhdueshme,” u shpreh Mertenika.

    Sipas tij, një robot i avancuar shkon në çmimin minimumi 1 milion euro, ndërsa çmimi mund të rritet ndjeshëm në varësi të funksioneve dhe përdorimit, shkruan A2 CNN.

    Megjithatë, sipas deklaratave të mëparshme të Elon Musk, prodhimi masiv i robotëve në të ardhmen mund të ulë ndjeshëm çmimet, duke i bërë ata më të aksesueshëm për përdorim të gjerë.

    Teknologjia shihet si një revolucion i afërt, por për momentin, çmimi i robotëve mbetet një luks i paarritshëm për shumicën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark