Hamiti: Përgjegjës kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti dhe partia e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Përgjegjës kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti dhe partia e tij

    Insajderi
    03 October 2025 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar qëndrimet e Albin Kurtit ndaj aktgjykimit të tretë të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik.

    Ai ka bërë me dije se përgjegjësi kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti dhe partia e tij.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se për 8 muaj VV-ja ka dëshmuar paaftësi për formimin e institucioneve të reja.

    “Është ulur tash e sa muaj edhe në ulësen e deputetit edhe të kryeministrit, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. E ka bllokuar me VV-në e tij konstituimin e Kuvendit dhjetëra herë, me muaj të tërë, duke u përpjekur të imponojë kandidaturë dhe procedurë për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit jashtë praktikës së zakonshme parlamentare. Tash, kur Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është konstituuar ende Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti po thotë se “është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Mbas një jave, më 9 tetor, bëhen tetë muaj prej kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ndonëse doli e para në zgjedhje, me rezultat shumë të mirë, Vetëvendosja dëshmoi paaftësi për formim të institucioneve në përputhje me norma demokratike dhe ligjore”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark