Muaji Rozë në Petrol Company - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Muaji Rozë në Petrol Company

    Insajderi
    03 October 2025 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muaji Tetor, i njohur si Muaji Rozë, është periudha e dedikuar për rritjen e vetëdijes ndaj kancerit të
    gjirit.

    Në këtë muaj, vëmendja e gjithë botës shkon te parandalimi, kontrolli i hershëm dhe fuqizimi i grave për të marrë kujdesin e nevojshëm për shëndetin e tyre.

    Petrol Company, si një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë, e njeh rëndësinë e kësaj kauze dhe
    bashkohet fuqishëm me mesazhin e vetëdijesimit. Në këtë vit, stafi i grave nga Petrol Company është
    bërë zëri kryesor i këtij angazhimi. Me energjinë, përkushtimin dhe shembullin e tyre, ato përfaqësojnë
    forcën dhe guximin që çdo grua bart brenda vetes.

    Fuqia e grave qëndron në unitet dhe në kujdesin për njëra-tjetrën; një energji që bëhet edhe më e
    madhe kur kthehet në kujdes për të gjithë shoqërinë.

    Petrol Company beson se një kompani nuk matet vetëm me suksesin ekonomik, por edhe me ndikimin
    që krijon në shoqëri. Prandaj, gjatë muajit Rozë, i bashkohet fushatës globale për të inkurajuar të gjitha
    gratë dhe vajzat, që të bëjnë kontrollet e rregullta, të informohen dhe të mos e lënë për nesër kujdesin
    ndaj shëndetit. Sigurimi shëndetësor i ofruar nga kompania u mundëson të gjitha grave që punojnë aty
    të kujdesen në mënyrë të vazhdueshme për shëndetin e tyre gjatë gjithë vitit.

    Me moton e përditshme për kujdes dhe përgjegjësi, kompania e sheh këtë muaj si një mundësi për të
    ngritur zërin, për të mbështetur dhe për të motivuar çdo grua në rrugën e saj drejt shëndetit dhe forcës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark