AUV nis asgjësimin e mbi 35 tonë peshk për sigurinë e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV nis asgjësimin e mbi 35 tonë peshk për sigurinë e qytetarëve

    Insajderi
    03 October 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.

    Sipas njoftimit të AUV-së, ky veprim kryhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare të cilësisë.

    “Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680″, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark