Ish-përfaqësuesja e Izraelit në Eurovision: Nuk ka të bëjë me politikën! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-përfaqësuesja e Izraelit në Eurovision: Nuk ka të bëjë me politikën!

    Insajderi
    03 October 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-përfaqësuesja e Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision, Noa Kirel, ka reaguar ndaj presionit që po përjeton vendi i saj, duke i kërkuar më shumë mirëkuptim nga pjesëmarrësit e tjerë të festivalit.

    Kirel, e cila u rendit e treta në vitin 2023 me këngën “Unicorn”, ka thënë se Eurovisioni duhet të mbetet një eveniment muzikor dhe të mos lidhet me politikat ndërkombëtare.

    Në një intervistë të fundit, këngëtarja ka pohuar se nuk është e drejtë që izraelitët të dënohen për veprimet e qeverisë së tyre dhe se përvoja e saj në Eurovision ishte një nga momentet më të bukura të karrierës. “Nuk ka të bëjë me politikën. Nuk ka qenë kurrë kështu dhe nuk duhet të bëhet kështu. Duhet të përqendrohemi te muzika”, tha ajo.

    Komentet e Kirel vijnë pas kërcënimeve nga disa shtete që kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në Eurovision vitin e ardhshëm nëse Izraeli merr pjesë. Shtete si Irlanda, Spanja, Sllovenia, Islanda dhe Holanda kanë bërë të ditur se do të bojkotojnë eventin nëse Izraeli nuk përjashtohet. Vende si Belgjika dhe Finlanda po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së pjesëmarrjes.

    Kirel shpreson që vendi i saj të mos përjashtohet dhe se pjesëmarrësit e Eurovisionit do të përqendrohen në përvojën muzikore, duke lënë anash çështjet politike. Festivali i Këngës në Eurovision do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Vjenë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark