"Nëse kjo marrëveshje e fundit nuk arrihet, do të shpërthejë FERRI" - Trump me ultimatum ndaj Hamasit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nëse kjo marrëveshje e fundit nuk arrihet, do të shpërthejë FERRI” – Trump me ultimatum ndaj Hamasit

    Insajderi
    03 October 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin amerikan të paqes për Gazën, duke thënë se “i gjithë ferri” do të shpërthejë kundër grupit nëse nuk e pranojnë.

    Trump shkroi në platformën e tij Truth Social të premten se marrëveshja duhet të arrihet deri në orën 18:00 të dielën sipas kohës së Uashingtonit.

    Plani propozon ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur nga Hamasi – si dhe mbetjet e pengjeve që mendohet të jenë të vdekura – në këmbim të qindra banorëve të Gazës që janë të ndaluar.

    Ndërmjetësuesit arabë dhe turq kuptohet se po i bëjnë presion Hamasit një përgjigje pozitive ndaj propozimit, por një figurë e lartë e Hamasit ka thënë se grupi i armatosur ka të ngjarë ta refuzojë.

    “Nëse kjo marrëveshje E FUNDIT nuk arrihet, do të shpërthejë FERRI, si kurrë më parë, kundër Hamasit. DO TË KETË PAQE NË LINDJEN E MESME, NJË MËNYRË A TJETRË”, ka shkruar Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark