Mehani - Lushtakut: Qysh mundesh me pagë rreth 1 mijë euro në muaj, për 12 muaj me i shtu në llogari 111,497.96€? - Insajderi
×
Aktuale

Mehani – Lushtakut: Qysh mundesh me pagë rreth 1 mijë euro në muaj, për 12 muaj me i shtu në llogari 111,497.96€?

Insajderi
03 October 2025 - 18:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hysni Mehani, ka ngritur dyshime mbi të hyrat dhe pasurinë e kundërkandidatit të tij, Sami Lushtaku.

Mehani tha se është e pakuptueshme se si një zyrtar komunal, me një pagë mujore prej rreth 1 mijë eurosh, ka mundur që brenda 12 muajve të rrisë llogarinë e tij bankare me mbi 111 mijë euro.

“Qysh mundesh me pagë rreth 1 mijë euro në muaj, për 12 muaj me i shtu në llogari 111,497.96€? Kush mundet me qenë ky zyrtar komunal dhe pse pikërisht Sami Lushtaku?”, ka shkruar Mehani.

Ai ka thënë se qytetarët e Skenderajt meritojnë transparencë të plotë për pasuritë dhe të hyrat e përfaqësuesve të tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark