
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se sot ka rikonfirmuar angazhimin e tij të palëkundur për përkrahjen e fermerëve lokalë.
Idrizi ka shkruar se fermerët përbëjnë “pasurinë më të madhe të Vushtrrisë”.
“Gjatë këtij mandati, për të lehtësuar punën e fermerëve kemi filluar hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, ndërsa në mandatin e ardhshëm do t’i përfundojmë të gjitha”, tha ai.
Ai ka treguar se edhe se si do i mbështesë:
– Nga 0.5 cent në 0.8 cent për litër qumështi
– Nga 5 euro në 8 euro për koshere të bletëve
– Nga 5 euro në 8 euro për kokë dele dhe dhi
– 50% vazhdon sistemi i ujitjes së tokave bujqësore
– Subvencionimi i bimëve aromatike
– Subvencionimi i plehrave
– Subvencionimi i serave 0.5 dhe 1 ari
– Makineri bujqësore