Ilir Seferi: Bavaria është zemra ekonomike e Gjermanisë, ndërsa Kosova është zemra e Ballkanit, miqësia jonë është një përparësi e madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ilir Seferi: Bavaria është zemra ekonomike e Gjermanisë, ndërsa Kosova është zemra e Ballkanit, miqësia jonë është një përparësi e madhe

    Insajderi
    03 October 2025 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, më 3 tetor, Gjermania feston Ditën e Bashkimit, për shqiptarët në diasporë, kjo ditë ka gjithmonë një kuptim të veçantë.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Ilir Seferi, ka ndarë një mesazh të veçantë, ku theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Bavarisë dhe Kosovës.

    Ai kujtoi takimet e tij me Ministrin-President të Bavarisë, Markus Söder, si dhe shumë akterë të politikës gjermane e evropiane, ku ka ngritur vazhdimisht nevojën e forcimit të bashkëpunimit.

    “Bavaria është zemra ekonomike e Gjermanisë, ndërsa Kosova është zemra e Ballkanit. Miqësia jonë është një përparësi e madhe – një urë që lidh potencialin e rinisë sonë me mundësitë që ofron Gjermania”, tha Seferi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark