
Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një qytetar ka përfunduar në pranga pasi kanosi me fjalë zyrtarët policorë gjatë një kontrolli në trafik.
E gjithë ngjarja është regjistruar sot, rreth orës 08:40, në rrugën “Adem Jashari”.
Sinjali raportoi se i dyshuari është Beqir Thaqi, i cili ishte ndaluar nga patrulla policore për një kundërvajtje në komunikacion.
Pas shqiptimit të tiketes, ai fillimisht ofendoi, e më pas kanosi tre zyrtarët policorë që po kryenin detyrën.
Reagimi i menjëhershëm i policëve bëri që 34-vjeçari të arrestohej dhe të shoqërohej në Stacionin Policor të Gjakovës. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është kualifikuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe është proceduar në njësinë e hetimeve rajonale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.