Alban Hyseni nga takimi me infermierë: Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Alban Hyseni nga takimi me infermierë: Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet

    Insajderi
    03 October 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me stafin shëndetësor të QKMF-së.

    Në këtë takim morën pjesë infermierë dhe punëtorë shëndetësorë të cilëve i premtoi se shëndetësinë do e keni prioritet.

    “Bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për asamble, z.Basri Kamberi dhe z.Hekuran Rapuca, sot takuam stafin shëndetësor të QKMF-së, infermierë dhe punëtorë shëndetësorë që me përkushtim qëndrojnë gjithnjë në vijën e parë të shërbimit. Këta janë njerëz dhe profesionistë me të cilët mburret i tërë Gjilani, andaj iu jemi mirënjohës gjithmonë për punën e palodhshme. Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet, andaj do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar.”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark