Uran Ismaili rrëfen humbjen e nënës si 14 vjeçar: Më bëri më të përgjegjshëm në jetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili rrëfen humbjen e nënës si 14 vjeçar: Më bëri më të përgjegjshëm në jetë

    Insajderi
    03 October 2025 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në një intervistë, ka folur si rrallëherë më parë për jetën e tij personale; fëmijërinë, shkollimin, familjen dhe karrierën politike.

    Ai ndau edhe një periudhë të vështirë të jetës, kur në moshën 14-vjeçare humbi nënën, ngjarje që sipas tij sado e dhimbshme, e afroi edhe më shumë me babanë dhe katër motrat e tij.

    “Nëna gjithmonë më priste në ballkon kur kthehesha nga shkolla fillore,” tregoi Ismaili, duke përmendur një kujtim të ngrohtë që i ka mbetur gjithmonë në mendje.

    Ai tregoi për emisionin “Libero” se humbja e saj në moshë të re e detyroi që të bëhej më i përgjegjshëm, sidomos pasi babai i tij ishte në moshë më të vjetër dhe familja e tij kishte nevojë për mbështetje.

    Për këtë arsye, ai tregoi se filloi të punonte që nga mosha 15-vjeçare dhe, pas moshës 18-vjeçare, ka mbajtur mbante më shumë se një punë njëkohësisht për të ndihmuar familjen

    Sipas tij, kjo periudhë e formoi dhe i dha ndjenjën e përgjegjësisë, duke e shtyrë të jetë më i vendosur në jetë dhe në angazhimet e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark