Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person

    Insajderi
    04 October 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë.

    I dyshuari po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe pasi zyrtarët policorë e ndaluan, dyshohet se i njëjti ka sulmuar policët ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.  Ndërkohë i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark