
Prezantuesja dhe influencerja Elsa Tolaj ka ndarë një postim emocional për babain e saj, në ditën kur u mbushën gjashtë muaj nga ndarja e tij nga jeta. Me një foto bardh e zi, ajo e ka përshkruar dhimbjen e madhe që vazhdon ta ndjejë çdo ditë.
“Sot u mbush gjysmë viti pa ty ylli jem në qiell. E moti duket se e flet dhimbjen teme, e përshkruan jetën pa praninë tande. Çdo ditë e ngushëlloj veten me mendimin se një ditë do të takohemi prap”, shkruan ajo.
Elsa rrëfen se shpeshherë i duket sikur ka harruar si i thërriste babait, por njëkohësisht ndjen krenari të madhe për kohën që kaloi me të. “Jam krenare, për kohën që pata me ty, për andrrat që mi fale, për shpresën që më dhe. Këto më japin fuqi të të mbaj gjallë kujtimin tend”, shkruan ajo me lot në sy.
Në një tjetër pjesë të letrës prekëse, ajo tregon se përpiqet çdo ditë të ndjejë praninë e tij: “E gjithmonë do duket sikur ishte dje, se mundohem të të ndjej pranë në çdo hap që e boj. Sot ulemi nën hijen e terrrit dhe memoriojmë çdo moment. Ruaj çdo fjalë tondën, çdo pamje, e mundohem me kujtu zânin tond”.
Babai i saj, efektiv policor, i kishte dhënë fund jetës, duke lënë pas një boshllëk të madh në familje. Por për Elsen, kujtimi dhe dashuria për të mbeten të paharruara. “Pata shumë fat që kisha një babi si ti”, përfundon shkrimin ajo, duke shënuar një nga dedikimet më të ndjera që ka ndarë me publikun.