Publikohet lista e Kosovës U-21 për kualifikuesen e tetorit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet lista e Kosovës U-21 për kualifikuesen e tetorit

    Insajderi
    04 October 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani për ndeshjet e muajit tetor.

    Dardanët e rinj do të përballen me San Marinon në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

    Përfaqësuesja U21 do të kërkojë një fitore të rëndësishme për të vazhduar garën drejt objektivit të madh – pjesëmarrjes në Evropianin e ardhshëm.

    Përzgjedhësi Tovërlani ka përfshirë lojtarë që po tregojnë formë të mirë në klubet e tyre, duke synuar një paraqitje bindëse në Prishtinë.

    Në mesin e futbollistë të ftuar, shumë lojtarë vijnë nga Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës, ku spikasin e emrat si Altin Gjokaj, Diar Vokrri, Luan Lleshi, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Elvir Gashijani dhe Igball Jashari.

    Ndeshja do të zhvillohet më 14 tetor, në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Përkrahja e tifozëve pritet të jetë një armë shtesë për Kosovën, e cila synon të marrë maksimumin nga kjo sfidë për të forcuar pozitën në grup.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark