Ukraina sulmon me dronë rafinerinë e madhe të naftës në Rusi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina sulmon me dronë rafinerinë e madhe të naftës në Rusi

    Insajderi
    04 October 2025 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në veriperëndim të Rusisë, pranë qytetit të Shën Petërburgut u përfshi nga zjarri pas një sulmi të ri me dronë nga Ukraina, konfirmoi sot guvernatori i rajonit.

    “Zjarri në zonën industriale të qytetit Kirishi u fik më vonë”, tha guvernatori i Leningradit, Alexander Drozdenko.

    Mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë dronë, sipas Drozdenkos. Video të sulmeve gjatë natës u publikuan gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale.

    Ky ishte sulmi i dytë ndaj rafinerisë në disa javë. Kirishi, i vendosur 800 kilometra në veri të Ukrainës, është shtëpia e rafinerisë ”Kirishinefteorgsintez”, e njohur edhe si “Kinef”, e cila i përket kompanisë së naftës “Surgutneftegas”, të lidhur me Kremlinin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark