Mikpritje e madhe gjithëandej për Ferit Idrizin, këtë herë nga Dr. Visar Xhafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mikpritje e madhe gjithëandej për Ferit Idrizin, këtë herë nga Dr. Visar Xhafa

    Insajderi
    04 October 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar ordinancën e stomatologut të njohur Visar Xhafa, të cilin e ka vlerësuar si një nga profesionistët më të dalluar dhe krenari e qytetit.

    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Idrizi ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Xhafës në fushën e shëndetësisë, duke theksuar rëndësinë që mjekë si ai kanë për komunitetin lokal.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Visar Xhafa është vetëm njëri nga mjekët e shumtë që janë krenaria e madhe e Vushtrrisë.

    Patëm kënaqësinë të vizitojmë doktor Visarin në ordinancën e tij, ku ofrohen shërbime të specializuara stomatologjike.

    Në këtë ambient, është e pamundur të mos kalosh mirë me mikpritjen e madhe që e bën doktori bashkë me ekipin. Nuk po qeshim veç pse kësaj here nuk shkuam për kontroll.

    Visar Xhafa, specialist i Kirurgjisë Orale dhe intelektual i respektuar i qytetit tonë, mbetet shembull i përkushtimit profesional dhe njerëzor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark