Sopa: Fshati Shalë i Lipjanit me mbështetje të fuqishme për Imri Ahmetin - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Sopa: Fshati Shalë i Lipjanit me mbështetje të fuqishme për Imri Ahmetin

    Insajderi
    04 October 2025 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vazhdën e takimeve elektorale, fshati Shalë ka shprehur mbështetje të fuqishme për kryetarin aktual të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili garon për një mandat të ri nën siglën e LDK-së.

    Në një postim të publikuar nga kandidati për Asamblenë Komunale, Fadil Sopa, thuhet se banorët e Shalës kanë vlerësuar lartë punën dhe projektet e realizuara nga Ahmeti gjatë qeverisjes së tij, duke e konsideruar atë si garantues të zhvillimit dhe progresit të qëndrueshëm të komunës.

    “Besimi i tyre është garanci për vazhdimin e rrugës së progresit,” ka shkruar Sopa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark