Alban Hyseni viziton FC Dritën pas suksesit në Ligën e Konferencës: Jeni krenaria e qytetit tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alban Hyseni viziton FC Dritën pas suksesit në Ligën e Konferencës: Jeni krenaria e qytetit tonë

    Insajderi
    04 October 2025 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar pasditen e sotme futbollistët dhe stafin teknik të FC Dritës, pas suksesit të arritur në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Konferencës.

    Hyseni ka përgëzuar ekipin për rezultatin e arritur në mesjavë, duke theksuar se ky sukses ka bërë krenar jo vetëm qytetin e Gjilanit, por gjithë Kosovën.

    “Sot pasdite vizitova djelmoshat e klubit tonë, FC Drita, të cilët në mesjavë arritën një rezultat shumë të mirë në kuadër të Ligës së Konferencës, duke na bërë krenarë të gjithëve si qytet”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

    Ai uroi ekipin dhe stafin për ndeshjet e ardhshme, duke theksuar besimin se FC Drita do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet qytetin dhe vendin në arenën ndërkombëtare.

    “Ekipit dhe stafit teknik iu uroj shumë suksese në ndeshjet e radhës — me besimin se Drita do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet Gjilanin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark