
Një person është arrestuar në orët e hershme të së shtunës në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjetën mbi 16 gramë kokainë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, është ndaluar nga njësitet policore rreth orës 02:35, ndërsa gjatë kontrollit fizik në trup – përkatësisht në xhemper – i janë gjetur 16.03 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Gjatë kontrollit, policia i ka konfiskuar gjithashtu një telefon celular dhe 1,285 euro para të gatshme.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.