E fshehu marihuanën në kavanoz me ajvar – arrestohet një person në Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E fshehu marihuanën në kavanoz me ajvar – arrestohet një person në Suharekë

    Insajderi
    05 October 2025 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në fshatin Reqan të Suharekës pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë marihuanë në një kavanoz me ajvar. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar të shtunën rreth orës 12:45 nga njësitë relevante policore.

    Gjatë kontrollit, në kavanozin e dyshuar – i mbushur me lëng që ngjante me ajvar apo sos domatesh – është gjetur dhe konfiskuar një qese me 56.52 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Policia ka sekuestruar gjithashtu një telefon celular nga i dyshuari, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit.

    Rasti po trajtohet si “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”, dhe hetimet janë në vazhdim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark