Gruaja raporton zhdukjen e bashkëshortit në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja raporton zhdukjen e bashkëshortit në Prishtinë

    Insajderi
    05 October 2025 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është zhdukur, pasi është larguar nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është raportuar të shtunën në mbrëmje në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

    Sipas Policisë së Kosovës, burri është zhdukur më 2 tetor 2025 rreth orës 19:40, ndërsa raportimi nga bashkëshortja është bërë më 4 tetor.

    “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se burri i saj është larguar nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda dhe rasti është duke u hetuar,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark