Ilir Seferi: Modeli gjerman i arsimit po jep rezultate në Skenderaj, 99% e nxënësve të punësuar pas diplomimit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ilir Seferi: Modeli gjerman i arsimit po jep rezultate në Skenderaj, 99% e nxënësve të punësuar pas diplomimit

    Insajderi
    05 October 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Falë zbatimit të sistemit dual të arsimit, shkollat teknike në Skenderaj po shndërrohen në shkolla profesionale, duke u mundësuar të rinjve që të mësojnë një profesion dhe njëkohësisht të paguhen për punën e tyre që nga mosha 16-vjeçare.

    Ky model i ri arsimor, i cili u zbatua për herë të parë në vitin 2022, po rezulton të jetë një ndër reformat më të suksesshme në fushën e arsimit profesional. Sipas të dhënave të prezantuara nga Ilir Seferi, kandidat për Asamble në Komunën e Skenderajt, ndryshimi është i dukshëm:

    “Në vitin 2022, kur nisi sistemi dual, 80% e të rinjve në Skenderaj shprehnin dëshirën për të emigruar jashtë vendit. Por sot, në vitin 2025, pas përfundimit të shkollimit dhe marrjes së diplomave, 99% e nxënësve tanë kanë kontratë pune në kompanitë lokale dhe dëshirojnë të qëndrojnë këtu, në Skenderaj,” tha Seferi.

    Si kryetar i Besa Foundation (Business Economy Society of Albanians), Ilir Seferi është angazhuar në transferimin e sistemit dual gjerman të arsimit profesional në Kosovë.

    Iliri është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt (numri 25 në listë).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark