Prijesi i koalicionit shqiptar në Graçanicë -Kush është Leutrim Ajeti? - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Prijesi i koalicionit shqiptar në Graçanicë -Kush është Leutrim Ajeti?

    Insajderi
    05 October 2025 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leutrim Ajeti njihet si një bashkëshort dhe prind i vyer, një qytetar i dashur, miqësor dhe gjithmonë i shoqërueshëm me të gjithë. Personaliteti i tij i ngrohtë dhe i përkushtuar ka bërë që ai të fitojë respektin dhe besimin e komunitetit të tij.

    Ajeti ka arritur të bëjë diçka që deri më sot nuk e kishte realizuar askush në Kosovën tonë të dashur, ai ka bashkuar të gjitha partitë politike shqiptare në një aleancë të përbashkët, e cila njihet si Aleanca Shqiptare për Graçanicë.

    Përveç rolit të tij si prijës i koalicionit, Leutrimi është edhe kandidat për kryetar të Graçanicës, duke u mbështetur nga një ekip prej 10 kandidatëve për asamble, të gjithë profesionistë në secilin sektor të komunës. Bagazhi i tij përfshin mbi 10 vite përvojë si kordinator për komunitete, dhe më pas 4 vite si nënkryetar i Graçanicës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark