
Liverpooli ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe Ligën e Kampionëve, duke shtuar shqetësimet për formën e skuadrës.
Pas disfatës ndaj Chelseat, kapiteni i “The Reds”, Virgil van Dijk, foli hapur për sfidat me të cilat po përballet ekipi.
“E kam thënë disa herë se ky sezon do të jetë i vështirë. Nuk është vetëm për atë që ndodh në fushë, por edhe për atë që ka ndodhur jashtë saj,” tha mbrojtësi holandez.
Deklarata e Van Dijk sugjeron se problemet e Liverpoolit nuk lidhen vetëm me performancën sportive, por edhe me situata të tjera që ndikojnë në atmosferën e përgjithshme të klubit.
Me presionin që po rritet dhe rezultatet zhgënjyese njëra pas tjetrës, Liverpooli duhet të gjejë urgjentisht rrugën e rikthimit në formë për të mos humbur hapin në garën vendore dhe atë ndërkombëtare.