Agnesa Rexhepi Demiri: Bëhu pjesë e ndryshimit, vota jote ka rëndësi - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Agnesa Rexhepi Demiri: Bëhu pjesë e ndryshimit, vota jote ka rëndësi

    Insajderi
    05 October 2025 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për kuvend komunal, Agnesa Rexhepi Demiri, ka bërë një thirrje publike për qytetarët e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme.

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo u bëri thirrje veçanërisht rinisë, vajzave dhe grave, duke i quajtur ato fuqinë që kthen shpresën në realitet.

    “Po afrohet dita kur secili prej nesh ka mundësinë të flasë me zërin më të fortë me votën. Rinia është shpresa që sjell ide të reja. Vajzat dhe gratat janë fuqia që e kthen këtë shpresë në realitet. Ne të gjithë, bashkë, jemi ndryshimi,” shkruan Rexhepi Demiri.

    Ajo theksoi se vota nuk është thjesht një numër, por një mënyrë për të vendosur për të ardhmen:

    “Vota jote është më shumë se një numër, është e ardhmja jote. Mos mungo, bëhu pjesë. Dil dhe VOTO.”

    Agnesa Rexhepi Demiri garon me numrin 30, ndërsa Lidhja e Prishtinës mban numrin 115, duke e bërë këtë thirrje një apel për mobilizim të gjerë qytetar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark