“Shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit”, projekt i rëndësishëm nga Ruzhdi Shehu për Junikun - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “Shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit”, projekt i rëndësishëm nga Ruzhdi Shehu për Junikun

    Insajderi
    05 October 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu do të vazhdojë me investime të rëndësishme në këtë komunë.

    Një prej problematikave më të rënda të Junikut është shtrati i lumit Erenik që është injoruar për vite me radhë.

    “Qeverisja e kaluar e 12 viteve në Junik, ka shpenzuar me miliona euro në emër të shtratit të lumit Erenik. Mirëpo shtratit i Erenikut sot është më keq se kurr më parë. Ky është rezultati kur nuk punohet me ndershmëri dhe me profesionalizëm”, tha Shehu.

    Megjithatë, ai ka prezantuar projektin e ri për shtratin e lumit.

    “Sidoqoftë, në mandatin tonë të dytë do të zgjidhim edhe këtë problem një herë dhe përgjithmonë. Gjatë mandatit tonë të dytë, shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare”, tha Shehu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark