
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, zhvilloi paraditen e sotme një takim me drejtuesit dhe anëtarët e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor në Ferizaj.
Gjatë takimit, Aliu diskutoi rreth vizionit për fuqizimin e sportit shkollor dhe planifikoi investime të mëdha në infrastrukturën sportive.
“Do të investoj në infrastrukturën sportive siç është Kompleksi Sportiv Shkollor, që garanton zhvillimin e qëndrueshëm të sportit shkollor, si dhe shumëfishon hapësirat me kushte moderne për zhvillimin e sportit shkollor,” tha Aliu.
Përveç këtij takimi, Aliu pati së fundmi edhe një takim me banorët e lagjes Berisha në Greme, ku foli për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe për fitoren e pritshme në zgjedhjet lokale.
“Me 12 tetor, do të kemi një fitore të thellë në Greme e poashtu edhe në gjithë Ferizajin”, shtoi Aliu.