Xhafer Tahiri promovon programin për gratë dhe familjen: Mirëqenia e gruas, prioriteti ynë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Xhafer Tahiri promovon programin për gratë dhe familjen: Mirëqenia e gruas, prioriteti ynë

    Insajderi
    05 October 2025 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka prezantuar këtë javë programin e tij elektoral, duke vënë në fokus mirëqenien e gruas dhe familjes si vlerat më të rëndësishme të shoqërisë.

    Në një postim në Facebook, Tahiri e përshkruan Mida-n si një vajzë moderne dhe me shpirt ndërmarrës nga Vushtrria, duke e lidhur këtë me vizionin e tij për një qytet që frymon energji dhe zhvillim.

    “Në programin tonë, në qendër e vendosëm mirëqenien e gruas, familjen si vlerat më të shtrenjta të shoqërisë sonë,” shkruan Tahiri.

    Ai premton se gjatë mandatit të tij do të përkrahen gratë në biznes përmes granteve, si dhe do të ofrohen trajtime profesionale, për të fuqizuar rolin e tyre ekonomik dhe social në komunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark