Sevilla e shokon Barcelonën, i bën nder Realit me fitore - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Sevilla e shokon Barcelonën, i bën nder Realit me fitore

    Insajderi
    05 October 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një rezultat jashtë çdo pritshmërie, Sevilla ka arritur një fitore të madhe ndaj Barcelonës në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, duke ia shkaktuar katalanasve humbjen e parë në La Liga.

    Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick pësoi humbjen e dytë radhazi në këtë javë, pasi më parë ishte mposhtur nga PSG në Ligën e Kampionëve.

    Sevilla fitoi 4-1, duke shokuar fansat e klubit nga Katalonia. Vendasit dolën në epërsi në minutën e 13-të me penalltinë e shënuar nga Alexis Sanchez, ndërsa epërsinë e dyfishuan në minutën e 36-të me golin e Romero.

    Barcelona ngushtoi rezultatin në fund të pjesës së parë me golin e Rashford për 2-1, por edhe pse dominuan në pjesën e dytë, mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë.

    Mysafirët gjithashtu humbën një penallti në minutën e 77-të, me Robert Lewandowskin që dështoi nga pika e bardhë.

    Dy golat e nokautit për Barcelonën u shënuan në minutat shtesë: Carmonas në minutën e 90-të dhe Adams në minutën e 96-të pas një kundërsulmi klasik, duke vulosur fitoren 4-1 për Sevillan.

    Me këtë fitore, Sevilla ngjitet në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa Barcelona mbetet e dyta me 19 pikë dhe Real Madrid kryeson me 21 pikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark