“Multi-milioneri, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit” – Kurti akuza të forta Lushtakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Multi-milioneri, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit” – Kurti akuza të forta Lushtakut

    Insajderi
    05 October 2025 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke tentuar t’i ndihmojë kandidatit të partisë së tij në Komunën e Skenderajt, ka sulmuar Sami Lushtakun.

    Kurti, pa përmendur emrin e tij, iu është referuar Lushtakut si “multi-milioner” dhe ka thënë se është “ish-komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.

    “Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, deklaroi pos tjerash ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark