
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e PDK-së, Dardan Berisha, ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me kandidatët e tjerë të partisë.
Berisha tha se ky takim ishte një kujtesë e qartë e lidhjes së fortë mes PDK-së dhe vlerave të luftës së UÇK-së, duke theksuar se gjeneza e partisë buron nga sakrifica, guximi dhe dashuria për atdheun.
“Ne do të jemi gjithmonë përkrahës të kategorive të dala nga lufta, sepse falë tyre gëzojmë lirinë dhe paqen që kemi sot. Ata janë frymëzim për çdo brez — shembull i dinjitetit, besnikërisë dhe përkushtimit ndaj vendit,” ka deklaruar Berisha.
Ai shtoi se respekti për veteranët nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, por të shndërrohet në angazhim të përditshëm për mirëqenien dhe dinjitetin e tyre, duke theksuar se PDK do ta vazhdojë këtë zotim me vepra konkrete.
Kliko KËTU për ta parë videon.